Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ferizaj: 7 vjet burg për F. R. për veprën penale të rekrutimit terrorist


Gjykata Themelore në Ferizaj sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit F. R. i cili është dënuar me 7 vjet burg, “për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdim, rekrutim për terrorizëm nga neni 13 lidhur me nenin 31 rë Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I pandehuri ishte akuzuar se “me dashje, me të pandehurit Z. Q. dhe I. B. kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste në aktivitete e grupit terrorist, që të siguroj fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012, në veturën e tij e ka transportuar një person deri në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri, për të luftuar, pastaj në nëntor të atij viti, përmes një agjencioni turistik i ka paguar tri bileta udhëtimi Prishtinë – Stambololl dhe Stamboll – Hatay, që është qytet në kufi me Sirinë”, ka njoftuar sot Gjykata Themelore në Ferizaj.

I pandehuri F. R. do të mbetet në paraburgim derisa aktgjykimi ta marr formën e prerë.

I dënuari ka të drejtë që kundër këtij aktgjykimi të ankohet në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar se F. R. është personi Fatos Rizvanolli.

XS
SM
MD
LG