Ndërlidhjet

Irak: Sulmet me bomba vrasin së paku 28 persona 


Ilustrim

Dy shpërthime që kanë ndodhur në një pazar në qendër të Bagdadit kanë vrarë së paku 28 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Policia irakiane njofton se dy bomba kanë shpërthyer afër dyqaneve që shesin pjesë të veturave në qarkun Al Sinak të kryeqytetit, mëngjesin e sotëm, gjatë kohës kur tregu ka pasur shumë konsumatorë.

Përgjegjësinë për sulmet i ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili edhe më parë ka kryer sulme të tilla ndaj civilëve në Bagdad.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme i ka thënë Reuters së njëri shpërthim është kryer nga një sulmues vetvrasës, ndërsa bomba tjetër ka qenë e vendosur afër tregut.

Grupi IS ka humbur pjesë të mëdha të territorit në pjesën veriore dhe perëndimore te Irakut, hapësira këto që i ka okupuar në vitin 2014. Forcat e IS-it janë të rrethuara edhe në qytetin e dytë më të madh irakian, Mosul, në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG