Ndërlidhjet

Mbyllet një gazetë 42 vjeçare libaneze, pasojë e krizës politike, ekonomike


Ilustrim

Gazeta libaneze, As-Safir e ka publikuar sot numrin e saj të fundit duke i dhënë fund punës 42 vjeçare të gazetës si pasojë e problemeve financiare që e kanë goditur tregun medial të këtij shteti.

Siç shkruan Reuters, faqja e parë e kësaj gazete sot e kishte një editorial me titullin: “Shteti pa As-Safirin”.

“Ekonomia nuk është mirë, njejtë edhe politika. Kjo reflekton dhe ndikon mbi shtypin”, thuhet në atë editorial.

Kryeredaktori, Talal Salman, gjatë vitit ka thënë se rënie e fitimeve dhe problemet politike dhe ato sektare të vendit janë fajtore për mbylljen e gazetës.

Sipas tij, edhe mungesa e presidentit dhe institucioneve funksionale shtetërore janë gjithashtu fajtore për gjendjen e rënduar të shtypit.

Mirëpo, në muajin tetor, parlamenti e ka miratuar Michel Aounin si president pas gati dy vjetësh pa një udhëheqës shteti, ndërsa qeveria e re është emëruar gjatë dhjetorit.

Rritja ekonomike në Liban ka qenë e ngadalshme prejse para dy vjetësh ra qeveria e unitetit. Në këtë aspekt ka ndikuar edhe nisja e luftës civile në shtetin fqinj, Siri në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG