Ndërlidhjet

Koreja e Veriut: Jemi afër ndërtimit të raketës ndër-kontinentale


Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-Un me pilot të ushtrisë së vendit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut thotë se vendi i tij është në “fazën finale” të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale (ICBM).

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka “shënuar ngritje si fuqi bërthamore” në vitin 2016 dhe "se shpejti do e kemi edhe ICBM-në".

Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë.

Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë derisa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste.

Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG