Ndërlidhjet

Siri: Armëpushimi kryesisht po respektohet, megjithë luftimet sporadike 


Qyteti Douma, afër kryeqytetit sirian, 30 dhjetor

Aeroplanët e qeverisë siriane kanë kryer disa sulme ajrore ndërsa edhe konfliktet e armatosura kanë vazhduar të dielën me intensitet të vogël në disa zona, raporton Reuters.

Mirëpo, armëpushimi në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare siriane i arritur me Rusinë dhe Turqinë si garantuese është respektuar në shumë pjesë të Sirisë.

Në ato pak luftime që kanë ndodhur, forcat qeveritare kanë avansuar drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në Ghoutan lindore, afër Damaskut, duke rimarrë 10 ferma afër qytezës së Doumas, njofton organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Rebelët kanë paralajmëruar të shtunën se ata do e braktisin armëpushimin nëse trupat qeveritare vazhdojnë ta shkelin atë, duke kërkuar sidomos bombardimin e zonave që kontrollohen nga ata.

XS
SM
MD
LG