Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë duan sanksione më të ashpra ndaj Rusisë


Senatorët amerikanë, Amy Klubchar, John McCain dhe Lindsey Graham në Tbilisi, 1 janar
Senatorët amerikanë, Amy Klubchar, John McCain dhe Lindsey Graham në Tbilisi, 1 janar

Tre senatorë amerikanë, gjatë një vizite në Gjeorgji kanë thënë se ata do të mundohen të bindin Kongresin që miratojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe presidentit, Vladimir Putin.

Senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka arritur në Tbilisi më 1 janar, ka thënë se “ne shpresojmë që vitin 2017 ta bëjmë vit të sulmit…Ka ardhur koha ta ndalojmë Putinin”.

“Ka ardhur koha për sanksione të reja për ta goditur (Putinin) sa më ashpër si individ, por edhe sektorin e energjisë dhe atë bankar rus”, ka thënë Graham.

Graham është në vizitë dy ditore në Gjeorgji me senatorin John McCain dhe demokraten, Amu Kloubchar.

“Jemi në kohëra sfiduese dhe shumë të vështira”, ka thënë McCain.

Ata kanë thënë se do të kthehen në SHBA dhe do e informojnë Kongresin për atë se çfarë po planifikon Rusia në vendet baltike dhe atë që po e bënë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG