Ndërlidhjet

SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll


Një nga personat e lënduar gjatë sulmit në lokalin, Reina, Stamboll

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë raportimet e disa mediave turke dhe pretendimeve në rrjetet sociale se agjencitë amerikane të sigurisë e kanë ditur paraprakisht se do të sulmohej lokali i natës në Stamboll ku orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 39 njerëz.

Ambasada turke në Ankara, përmes një komunikate të publikuar të dielën ka thënë se “ndryshe nga thashethemet që po qarkullojnë në rrjete sociale, qeveria amerikane nuk ka pasur asnjë informacion rreth kërcënimeve ndaj ndonjë hapësire të veçantë të argëtimit, përfshirë edhe lokalin Reina”, ku është kryer sulmi, pak pas mesnate.

Komunikata thotë se SHBA-të gjithashtu “nuk kanë paralajmëruar amerikanët që të qëndrojnë largë hapësirave apo lagjeve të caktuara”.

Komunikata shton se më 22 dhjetor, ambasada amerikane e ka lëshuar një njoftim të përgjithshëm si “paralajmërim për kërcënimet gjatë sezonit të festave” për Turqinë dhe disa pjesë të Evropës, “ashtu siç bëjmë rregullisht kurdo ka indikacione se qytetarët amerikanë mund të jenë cak apo subjekt i dhunës”.

XS
SM
MD
LG