Ndërlidhjet

Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA-të


Ambasada e Rusisë Uashington, SHBA
Ambasada e Rusisë Uashington, SHBA

Diplomatët rusë të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri të presidentit Barack Obama, janë larguar nga Uashingtoni, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar ambasadën ruse në SHBA.

“Aeroplani është nisur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës ruse në Uashington, Nikolai Lakhonin, më 1 janar.

Ai ka shtuar se diplomatët që është vendosur të dëbohen më 1 janar janë në bordin e aeroplanit.

Obama, gjatë javës së kaluar ka vendosur të dëbojë 35 rusë të dyshuar si spiunë si dhe ka vendosur sanksione kundër dy agjencive ruse të inteligjencës si masë ndëshkuese për dyshimet se Moska ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 dhjetor ka thënë se Moska nuk do të përgjigjet me masa të njejta.

Putin ka thënë se fillimisht dëshiron të vlerësojë hapat që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili e fillon mandatin e tij më 20 janar, dhe më pas të vendosë së çfarë masa do të ndërmarrë.

XS
SM
MD
LG