Ndërlidhjet

Turqi: Vazhdon kërkimi për sulmuesin në Stamboll


Pjesëtarë të policisë speciale të Turqisë para klubit Reina në një lagje të Stambollit, ku u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë

Në Turqi po vazhdon kërkimi masiv për personin e armatosur, i cili i ka vrarë 39 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, në një klub nate dje në qytetin Stamboll.

Zyratrët thanë se 24 prej 39 vetëve të vrarë ishin të jashtëm, 69 vetë janë plagosur gjatë këtij sulmi, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje kritike.

Personi i armatosur e vrau një polic në hyrje të klubit të natës, Reina, në lagjen Ortakoj të Stambollit, në orët e para të 1 janarit.

Ai hapi zjarr kundër 500 apo 700 njerëzve në këtë klub nate të njohur, që po e festonin ardhjen e Vitit të Ri 2017.

Sulmuesi i armatosur ishte i veshur si Baba Dimri.

XS
SM
MD
LG