Ndërlidhjet

Kazakistan: Nga shkatërrimi i ndërtesës - 9 persona të vrarë


Ilustrim

Autoritetet në Kazakistan thonë se së paku 9 vetë janë vrarë kur një ndërtesë e banimit në pjesën qendrore të qytetit Shakhan, është shkatërruar pjesërisht.

Ministria e brendshme ka njoftuar se ndërtesa është rrëzuar sot, por shkaqet e këtij shkatërrimi nuk janë të njohura.

Në vendin e shkatërrimit të ndërtesës në qytetin Shakhan, që është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Astana, ndodhen ekipet e kërkim – shpëtimit.

Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet.

Nga gërmadhat janë nxjerrë të gjallë katër vetë, përfshirë dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG