Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll


Pamje nga një takim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar “me fjalët më të ashpra” sulmin në Stamboll të Turqisë, nga i cili u vranë së paku 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë, duke e cilësuar si “sulm barbar terrorist dhe të neveritshëm”.

Në deklaratën për media të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mëtutje theksohet se vendet anëtare të këtij këshilli shprehin ngushëllime dhe keqardhje për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këtë sulm.

Këshilli i Sigurimit thotë se “terrorizmi në të gjitha format e tij paraqet njërin prej kërcënimeve më serioze për paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin”.

XS
SM
MD
LG