Ndërlidhjet

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në Bagdad


Pamje pas sulmit të sotëm me makinë - bombë në një lagje të Bagdadit në Irak
Pamje pas sulmit të sotëm me makinë - bombë në një lagje të Bagdadit në Irak

Së paku 24 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një eksplodim në një shesh të mbushur me njerëz në kryeqytetin Bagdad në Irak.

Shpërthimi ka ndodhur sot në lagjen Sadr City të Bagdadit dhe raportohet se ka është sulmuar vendi ku punëtorët ditorë presin ndonjë punëdhënës.

Policia tha se në këtë sulm ishte përdorë një makinë – bombë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi esktremist sunit, Shteti Islamik (IS), nëpërmjet agjencisë së vet të lajmeve, Amaq.

Gjatë javëve të fundit Shteti Islamik i ka ndërmarrë disa sulme në Bagdad, me ç’rast kryesisht në shënjestër ishin territoret e banuara me popullatë shumicë shiite.

XS
SM
MD
LG