Ndërlidhjet

Dhjetëra viktima pas trazirave në një burg të Brazilit 


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 60 persona janë vrarë gjatë trazirave që e kanë përfshirë një burg në qytetin Brazilian, Manaus, konfirmon një zyrtar i sigurisë së këtij vendi.

“Deri më tash ka 60 të vdekur”, iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.

Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.

Trazira të tilla ndodhin shpesh në burgjet e ngarkuara të Brazilit.

Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë.

Grupet për të drejtat e njeriut ka kohë që ankohen rreth kushteve në burgjet e Brazilit.

XS
SM
MD
LG