Ndërlidhjet

Brazili transferon liderët e bandave pas masakrës në burg 


Policia braziliane në kërkim të të arratisurve nga burgu, Anisio Jobim, pas përleshjeve të 2 janarit
Policia braziliane në kërkim të të arratisurve nga burgu, Anisio Jobim, pas përleshjeve të 2 janarit

Qeveria braziliane do të dërgojë nëpër burgje të ndryshme liderët e bandave të një burgu pas një masakre të djeshme gjatë të cilës u vranë 56 të burgosur.

Vrasjet u kryen si pasojë e përleshjeve brenda burgut që gjendet në shtetin federal të Amazonës.

Një bandë e njohur si “Familja Veriore” e cila siç raporton Reuters, e kontrollon kompleksin e burgjeve në qytetin e Manaus, ku ndodhi masakra, ka sulmuar të burgosurit që janë pjesë e një grupi rival.

Të burgosurit që janë pjesë e kësaj bande iu kanë hequr kokat të burgosurve të tjerë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur përtej murit të burgut “Anisio Jobim” i cili ka tre herë më shumë të burgosur se sa janë kapacitetet e tij.

Ky është rebelimi më i rëndë në burgjet e Brazilit prej vitit 1992, kur u vranë 111 të burgosur në Carandiru të Sao Paolos.

Burgjet e ngarkuara të Brazilit kanë probleme të mëdha për shkak të rivalitetit në mes të bandave që merren me tregtinë e drogës.

Brazili me 600 mijë të burgosur, konsiderohet si vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve.

XS
SM
MD
LG