Ndërlidhjet

Turqi: Përkushtim për vazhdim të sulmeve kundër IS-it në Siri


Numan Kurtulmus
Numan Kurtulmus

Turqia ka shprehur përkushtim për vazhdimin e sulmeve ushtarake kundër caqeve të kurdëve dhe të Shtetit Islamik (IS) në Siri, përkundër sulmit në funjavën e kaluar në një klub nate në Stamboll.

“Ne do t’i vazhdojmë me përkushtim operacionet tona matanë kufirit”, tha mbrëmë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, derisa ka theksuar se sulmi në klubin e natës në Stamboll, nga i cili u vranë 39 vetë, ishte meazh nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

“Ne do t’i vazhdojmë këto operacione derisa këto organizata terroriste të mos jenë më kërcënim për Turqinë”, u tha gazetarëve në Ankara, zëvendëskryeministri Kurtulmus.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për vrasjet në klubin e natës, nga një sulmues i vetëm.

Ky ishte i fundit në valën e sulmeve vdekjeprurëse në Turqi, dhe u tha se ishte përgjigjje ndaj ndërhyrjes së Ankarasë në Siri.

“Le ta dijë Turqia e pafe, se gjaku i myslimanëve që po derdhet nga sulmet e saj ajrore dhe të shtënat artilerike, do të kthehet në zjarr në territoret e saj”, ka thënë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Kurtulmus tha se grupi militant, po ashtu, dëshiron t’i shkatërroj përpjekjet e Ankarasë me Rusinë, për ta krijuar bazën për paqe në Siri, duke e ndërmjetësuar një armëpushim në gjithë vendin, pa përfshirjen e Shtetit Islamik.

Por, ky zyrtar i lartë i Turqisë theksoi se Ankaraja nuk do të zmbrapset nga arritja e këtij qëllimi.

XS
SM
MD
LG