Ndërlidhjet

Afganistan: Qindra shiitë protestuan kundër vrasjeve të IS-it


Pamje gjatë protestës së sotme kundër Shtetit Islamik në Herat të Afganistanit
Pamje gjatë protestës së sotme kundër Shtetit Islamik në Herat të Afganistanit

Qindra myslimanë shiitë kanë demonstruar sot në pjesën perëndimore të Afganistanit kundër sulmeve në shtim të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Duke brohoritur “vdekje për armiqtë e Afganistanit” dhe slogane kundër Shtetit Islamik, protestuesit kanë marshurar te zyra e guvernatorit në qytetin Herat, duke bartur fotografi të personave shiitë të vrarë gjatë sulmeve të fundit.

Në Herat, që është në kufi me Iranin, i cili dominohet nga shiitët, aktualisht është shënuar rritje e sulmeve kundër xhamive shiite.

Në një sulm më 1 janar është vrarë një klerik mysliman, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Ky është trend i rrezikshëm dhe dëshirojmë që qeveria të na mbrojë”, tha një protestues.

XS
SM
MD
LG