Ndërlidhjet

Trump do e nominojë Clayton, udhëheqës të Komisionit të Letrave me Vlerë 


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë sot se do e nominojë Jay Clayton, në postin e shefit të Komisionit të Letrave me Vlerë.

Clayton momentalisht është bashkëpronarë në firmën ligjore, “Sullivan & Cromwell LLP”, raporton Reuters.

“Jay Clayton është një ekspert shumë i talentuar në shumë aspekte financiare dhe regullave ligjore, dhe ai do të punojë që institucionet tona financiare të lulëzojnë dhe të krijojnë vende pune”, citohet Trump në një komunikatë dërguar mediave.

Trump më tej ka shtuar se: “Ne duhet të hedhim poshtë shumë rregulla që kanë dëmtuar investimet në bizneset amerikane dhe të rikthejmë mbikqyrjen ndaj industrisë financiare në atë mënyrë që nuk dëmton punonjësit amerikanë”.

XS
SM
MD
LG