Ndërlidhjet

Netanyahu kërkon faljen e ushtarit që u dënua për vrasjen e palestinezit 


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë sot se ai e përkrahë faljen e ushtarit të ri izraelit i cili u dënua pasi ka shtënë për vdekje kundër një sulmuesi të plagosur palestinez.

Vendimi për ta dërguar në gjykatë ushtarake, Rreshterin Elor Azaria, që e vrau palestinezin i cili paraprakisht e kishte therur me thikë një ushtar tjetër izraelit, ka nxitur reagime të shumta në këtë vend.

“Kjo është një ditë e vështirë dhe e dhimbshme – para së gjithash, Elori, familja e tij, ushtarët e Izraelit, shumë qytetarë dhe prindër të ushtarëve, në mesin e të cilëve edhe unë…e përkrah faljen e Elor Azaria”, ka shkruar Netanyahu në faqen e tij në “Facebook”.

XS
SM
MD
LG