Ndërlidhjet

Len Pen nënvlerëson kërcënimin e Ukrainës 


Kryetarja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen
Kryetarja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen

Kandidatja për president të Francës, Marine Le Pen e ka hedhur poshtë kërcënimin e Ukrainës për t’ia ndaluar hyrjen në këtë shtet për shkak të komentit se aneksimi rus i gadishullit ukrainas të Krimesë nuk është i jashtëligjshëm.

“Marine Le Pen nuk ka pasur fare në plan që të shkojë atje. Kjo çështje do të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike kur ajo të bëhet president i republikës”, ka thënë për Reuters zëdhënësi i Le Pen më 4 janar.

Ministria e jashtme e Ukrainës është kërcënuar se do e vë në listë të zezë Le Penin pasi ka treguar “mungesë respekti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Gjatë një interviste më 3 janar, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar të Francës, ka thënë se “nuk pajtohem plotësisht se aneksimi ka qenë i jashtëligjshëm”.

Forcat ruse e kanë marrë nën kontroll gadishullin në Detin e Zi në shkurt të vitit 2014 pas organizimin të një referendumi të jashtëligjshëm, një muaj para aneksimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i Evropian zyrtarisht aneksimin rus të Krimesë e konsiderojnë të jashtëligjshëm.

XS
SM
MD
LG