Ndërlidhjet

Vuçiq: Do të kërkojmë nga Franca ekstradimin e Haradinajt


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiq u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.

“Çka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij”, tha Vuçiq.

"Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.

XS
SM
MD
LG