Ndërlidhjet

Mbyllet organizata e bamirësisë që ndihmonte gratë Yazidi


Gratë Yazidi në Irak
Gratë Yazidi në Irak

Mbyllja e një bamirësie që ofronte trajtim për gratë Yazidi, të traumatizuara, që janë shpëtuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik në Irak, po dëmton shanset e tyre për rimëkëmbje , tha kreu i organizatës bamirëse më 4 janar.

Organizata bamirëse Yazda, me seli në qytetin irakin Dohuk, ka ofruar ndihmë dhe përkujdesje mentale që prek vitit 2014 për gratë dhe vajzat Yazidi që janë përdhunuar dhe skllavëruar nga IS-i.

Drejtori ekzekutiv i Yazda-s Murad Ismael tha se zyrat e tyre u mbyllën më 2 janar nga autoritetet kurde që e akuzuan grupin për përfshirje të paligjshme në “aktivitetet politike”.

Ismael tha se akuzat ishin të “pabaza” dhe jetët e shumë grave tani janë në rrezik për shkak se ato nuk mund të marrin trajtim psikologjik për traumat e tyre.

Mbyllja u dënua nga Human Rights Ëatch.

Megjithëse ka edhe grupe të tjera humanitare në rajon, Ismael tha se të mbijetuarat u ndjenë më rehat kur biseduan me psikologët Yazidi për përvojat e tyre.

Ai tha se shumica e grave të shpëtuara do të kryenin vetëvrasje nëse psikologët e Yazda-s nuk do t’u ndihmonin .

Mijëra gra dhe vajza qenë rrëmbyer, torturuar dhe përdhunuar seksualisht nga luftëtarët e IS-it pasi militantët rrethuan Yazidët në Sinjar në veriperëndim të Irakut më 2014.

Ndërsa disa prej tyre arritën të ikin, më shumë se 3500 mbetën të ngujuara.

XS
SM
MD
LG