Ndërlidhjet

Cyrih: Hidhet poshtë padia ndaj FIFA-s në lidhje me Botërorin e Katarit


Ilustrim

Një gjykatë e Zvicrës e ka hedhur poshtë pretendimin e sindikatave të tregtisë së Holandës dhe Bangladeshit që e akuzojnë organizatën botërore të futbollit, FIFA për sjellje të gabueshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje ndërtimet që po bëhen në Katar, shteti ku më 2022 do të mbahet Kampionati Botëror në Futboll.

Lajmi i raportuar nga Reuters thotë se ankesa e bërë në Cyrih e akuzon FIFA-n se ka dështuar të detyrojë Katarin të miratojë “standardet minimale të punësimit” për migrantët që janë angazhuar rreth punimeve organizative të botërorit 2022.

“FIFA e ka monitoruar situatën për së afërmi dhe së fundi siç është thënë nga Presidenti Gianni Infantino (udhëheqësi i FIFA-s), ne do të kërkojmë nga autoritetet e Katarit që të garantojnë sigurinë në punë dhe kushte të dinjitetshme për punëtorët e ndërtimit”, ka thënë FIFA përmes një komunikate pas vendimit të gjykatës.

XS
SM
MD
LG