Ndërlidhjet

Austri: Kurz po e harton projektligjin për ndalimin e shamive islamike


Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz
Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka thënë të premtën se ai dëshiron t’iu ndalojë shërbyesve civil, përfshirë edhe mësueseve që të mbajnë shami islamike, raporton Reuters.

Kurz është duke punuar në një projekt ligj për këtë së bashku me Muna Duzdar, një nga ministret e qeverisë që vjen nga social demokratët, prejardhja familjare e të cilës është myslimane.

Nëse projekt ligji miratohet në parlament, ndalimi në tërë shtetin do të jetë më strikt se ai që tashmë ekziston në Francë.

Në muajin mars, një këshilltar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kishte thënë se kompanitë në Evropë duhet lejuar që të ndalojnë stafin të mbajnë shamitë myslimane, por vetëm si pjesë të një ndalimi të përgjithshëm të simboleve fetare, pra jo vetëm atyre islamike.

Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz ka thënë se kryqi dhe simbole të tjera të krishtera nuk do të jenë të ndaluara, pas miratimit të ligjit.

Kurz është duke punuar që të ristrukturojë ligjet e integrimit dhe krahas shamisë islamike ai dëshiron të ndalojë edhe shpërndarjen e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit nga myslimanët salafistë.

XS
SM
MD
LG