Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Të paktën 33 të vrarë në trazirat në burgun brazilian


Të paktën 33 të burgosur janë vrarë në trazirat që shpërthyen të premten në një burg në veri të Brazilit, ka bërë të ditur agjencia braziliane e lajmeve Brasil.

Trazirat ndodhën në burgun e Monte Cristos, ku të burgosurit kryejnë dënimet duke bërë punë të bujqësisë, transmeton CNN.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë burg.

Në tetor të vitit 2016 shpërthyen trazizat në të cilat vdiqën 25 persona.

Incidenti i të premtes ndodhi vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur vdiqën në një burg të stërngarkuar në Anisio Jobim, në një prej masakrave më të mëdha në burgje të shënuar në më shumë se 20 vitet e fundit në Brazil, ka bërë të ditur Reuters.

XS
SM
MD
LG