Ndërlidhjet

Të paktën 5 të vrarë nga të shtënat në aeroportin e Floridas

  • RFE /RL

Pesë persona janë vrarë nga një sulmues me armë zjarri në aeroportin Fort Launderdale në Florida, thanë zyrtarët.

Ngjarja ndodhi në zonën e bagazheve në Terminalin 2 pak para orës 1300 me orën lokale ka konfirmuar aeroporti

Pesë veta janë vrarë dhe një person ndodhet në burg, tha policia. Një tjetër person duket të jetë nxjerrë nga skena me duar të lidhura pak kohë më vonë.

Qindra njerëz qëndruan në pistë ndërkohë që një numër i makinave të policisë dhe ambulancat ngarendën në skenë.

Trembëdhjetë persona janë lënduar dhe janë dëguar në spitalet lokale, thanë zyrtarë të policisë, bën të ditur BBC.

Zyrtarë të aeroportit thanë në rrjetin social Twitter se “kishte një incident” në zonën e bagazheve në Terminalin 2.

Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat.

Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në tëitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve, njofton BBC..

Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë derisa dëshmitarët e tjerë thërrasin për ndihmë.

Guvernatori i Floridas Rick Scott po udhëton drejt aerportit për t’u njoftuar me zhvillimin nga forcat e sigurisë.

Në nëntor të vitit 2016, afro 2.5 milionë udhëtarë kaluan përmes aerportit Fort Laderdale, kanë njoftuar autoritetet qeveritare.

XS
SM
MD
LG