Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi formalisht e ka certifikuar fitoren e Trumpit


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashignton

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka certifikuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, më 8 nëntor të vitit të kaluar.

Mbrëmë, në një seancë të përbashkët të Kongresit, ligjvënësit i llogaritën dhe i konfirmuan votat e Kolegjit Elektoral, sipas të cilave presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump, ka trimufuar kundër rivales demokrate, Hillary Clinton.

Inaugurimi i zotit Trump bëhet më 20 të këtij muaji.

“Donald Trump nga Nju Jorku ka fituar 304 vota për president”, u tha ligjvënësve, zëvendëspresidenti aktual, Joe Biden, pas kompletimit të llogaritjes.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, që në një mënyrë ishte favorite për të fituar në këto zgjedhje, por pësoi disfatë të vështirë nga Donald Trump, i cili praktikisht është fillestar në politikë, i ka fituar 227 vota në Kolegjin Elektoral.

XS
SM
MD
LG