Ndërlidhjet

Siri: Nga eksplodimi i kamionit – dhjetëra të vrarë


Pamje nga shkatërrimet nga lufta në qytetin Azaz në Siri
Pamje nga shkatërrimet nga lufta në qytetin Azaz në Siri

Nga eksplodimi i një cisterne me karburant në qytetin verior Azaz, që është nën kontroll të kryengritësve në Siri, janë vrarë së paku 43 vetë, shumica prej tyre civilë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka monitoruesit në terren në Siri, mëtutje tha se shpërthimi ka ndodhur sot, kur ky kamion ka eksploduar para një gjykate në qytetin Azaz, që është në kufi me Turqinë.

Ky observator tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 6 luftëtarë kryengritës, ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.

Qyteti Azaz është baza kryesore e Armatës së Lirë Siriane, që mbështetet nga Turqia, dhe është një aleancë e grupeve kryengritëse, që me ndihmën e Ankarasë, i ka detyruar militantët e Shtetit Islamik, që të tërhiqen nga ky territor.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë shpërthim.

Grupet kryengritësve, për këtë eksplodim, e fajësojnë grupin ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG