Ndërlidhjet

Irak: Eksplodimi i makinës-bombë e tronditi Bagdadin


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad të Irakut
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad të Irakut

Raportohet se një eksplodim i një makine-bombë e ka goditur sot herët në mëngjes kryeqytetin irakian, Bagdad.

Eksplodimi ndodhi në një treg në lagjen Jamila, e banuar kryesisht me popullatë shiite, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë se janë vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur më tepër se 10 të tjerë.

Grupi terrorist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një postimi në Internet.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të tjera në Irak, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, derisa forcat e qeverisë së Irakut dhe aleatët e saj, po përpiqen për ta marrë qytetin Mosul, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG