Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi dënon sulmin në Jerusalem


Presidenti Hashim Thaçi
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit me kamion që ndodhi pak orë më parë në Jerusalem, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe 15 të tjerë u lënduan.

“Edhe një sulm vrasës me kamion, tani në Jerusalem. Jam i shqetësuar nga ky trend i sulmeve terroriste, dialogu s’ka alternativë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Sulmin ndaj qytetarëve të Jerusalemit e ka dënuar ashpër edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Hoxhaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën sot nga sulmi me kamion atje.

XS
SM
MD
LG