Ndërlidhjet

BE: Dënohet vrasja e izraelitëve


Pamje pas sulmit me kamion në pjesën indore të Jerusalemit

Bashkimi Evropian thotë se “e dënon vrasjen e katër izraelitëve të rinjë dhe poashtu e dënon çfarëdo lavdërimi apo nxitje të akteve teroriste”.

Mëtutje në kumtesën e sotme të BE-së dërguar mediave, theksohet se “këtë pasditë katër izraelitë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, në atë që duket se është sulm i qëllimshëm terrorist, nga një sulm i shoferit me kamion kundër njerëzve të tubuar në sheshin Armon Hanatziv”.

BE-ja ka shprehur “ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpreson se të plagosurit do të shërohen plotësisht”.

Bashkimi Evropian thotë se nuk mund të ketë “arsyetim për krim të këtillë dhe BE-ja do të vazhdoj të punoj me ata që synojnë paqe dhe denoncimin e atyre që ndërmarrin dhunë dhe terror”.

XS
SM
MD
LG