Ndërlidhjet

Egjipt: Pas eksplodimit, militantët i vranë tetë policë


Pamje nga eksplodimi i sotëm në El-Arish të Egjiptit
Pamje nga eksplodimi i sotëm në El-Arish të Egjiptit

Nga një eksplodim vetëvrasës me kamion – bombë dhe sulmit të armatosur të militantëve në Sinaj të Egjiptit, janë vrarë tetë policë dhe plagosur së paku 13 persona të tjerë.

Sulmi ka ndodhur sot, ndërsa sulmuesi e ka përdorë një kamion të mbeturinave të mbushur me eksploziv, me të cilin e ka goditur një pikë të kontrollit policor në qytetin, El-Arish.

Eksplodimi masiv i ka shkatërruar tri kate të ndërtesës policore.

Pas eksplodimit, militantët e kanë sulmuar këtë postbollok policor me armë zjarri dhe granata.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një grup lokal i ndërlidhur me organizatën terroriste, Shteti Islamik, ka ndërmarrë sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë së Egjiptit në Sinaj dhe në pjesë të tjera të këtij vendi.

Në nëntor të vitit të kaluar, grupi ekstremist, Shteti Islamik, e mori përgjegjësinë për një sulm kundër pikës së kontrollit të sigurisë në Sinaj, nga i cili ishin vrarë 15 ushtarë të Egjiptit.

XS
SM
MD
LG