Ndërlidhjet

Vazhdojnë pritjet në Merdarë


Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdarë arrijnë deri në 400 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale.

Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdarë, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan - Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

XS
SM
MD
LG