Ndërlidhjet

Dodik: Bosnjë Hercegovina – “projekt i dështuar ndërkombëtar”


Pamje nga Banjalluka derisa bëheshin përgatitje për shënimin e 9 janarit

Presidenti i Republiksë Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dpodik, tha se “dita e shtetësisë”, që festohet sot, e shënon faktin se “Republika Serbe ia doli të mbijetoj nën kushte pothuajse të pamundshme”.

Serbët e Bosnjës sot e shënojnë këtë festë kundërthënëse, megjithë vërejtjet nga qeveria e Bosnjë Hercegovinës, që thotë se kjo ditë paraqet promovim të separatizmit.

Sot shënohet 25 vjetori i deklaratës së pavarësisë së këtij rajoni, që ishte shpallur më 9 janar të vitit 1992. Kjo deklaratë e kishte shkaktuar luftën në periudhën 1992-1995.

Qeveria federale e Bosnjë Hercegovinsë ka refuzuar tu lejoj trupave serbe të Bosnjës në ushtrinë kombëtare të Bosnjës, për të marrë pjesë në paradën e policisë në kryeqytetin Banjallukë.

Millorad Dodik ka deklaruar dje se ai do ta konsideroj ushtrinë e Bosnjës një “forcë armike” nëse trupat serbe nuk marshojnë.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Serbisë, Dodik ka vlerësuar se Bosnjë Hercegovina është “një shtet i padobishëm”.

Ai e ka përshkruar Bosnjë Hercegovinën si “projekt të dështuar ndërkombëtar” dhe “një përbindësh që nuk funksionon”.

XS
SM
MD
LG