Ndërlidhjet

Turqi: Sulmuesi i dyshuar në Stamboll - militant uzbek i IS-it


Pamje gjatë sulmit të personit të armatosur në klubin Reina në Stamboll në orët e para të Vitit të Ri 2017
Pamje gjatë sulmit të personit të armatosur në klubin Reina në Stamboll në orët e para të Vitit të Ri 2017

Policia e Turqisë e ka identifikuar sulmuesin në një klub në Stamboll, në natën e ndërrimit të motmoteve, si shtetas i Uzbekistanit, me emrin Abdulkadir Masharipov.

Raportet në media e kanë cituar policinë në Stamboll gjatë fundjavës, duke thënë se Masharipov, i njohur edhe si “Abu Muhammed Horasani”, kishte lidhje me organizatën terroriste, Shteti Islamik (IS), në Siri dhe Irak.

Vendbanimi aktual i Masharipovit mbetet i panjohur, derisa forcat policore dhe ushtarake të Turqisë, i vazhdojnë operacionet e kërkimit të tij dhe të bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Masharipov, që ka jetuar në Turqi prej vitit 2011, është i dyshuar se e ka kryer sulmin në klubin e natës Reina në Stamboll, me ç’rast i ka vrarë 9 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG