Ndërlidhjet

Dhëndrri i Trump do të bëhet këshilltar në Shtëpinë e Bardhë 


Jared Kushner

Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të zgjedhur amerikan, do të bëhet këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të përqëndrohet në politikat tregtare në Lindje të Mesme, kanë thënë zyrtarë të ekipit të Donald Trump.

Kushner, i cili më 10 janar mbush 36 vjeç, do e nis punën vetëm pasi të këshillohet ligjërisht se ky emërim nuk shkel ligjet kundër nepotizmit, kanë thënë më tej zyrtarët.

Ky post nuk ka nevojë të marrë miratimin e Senatit, dhe se Kushner nuk do të paguhet.

Trump ka thënë se Kushner “është një aset i jashtëzakonshëm dhe këshilltar i besueshëm përgjatë fushatës dhe tranzicionit”.

Kushner është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka.

Ai do heq dorë nga posti i shefit të kompanisë familjare që merret me patundshmëri, por edhe si pronar i gazetës “New York Observer”, ka thënë avokati i tij.

Ndërkohë Trump ka parashikuar se të gjitha nominimet e tij për postet e rëndësishme të administratës së ardhshme do e marrin konfirmimin e Senatit, edhe pasi demokratët kanë thënë se ekipi i tij ka injoruar procesin e verifikimit.

“Unë mendoj se të gjithë do kalojnë”, ka thënë Trump, duke shtuar se “të gjithë janë në nivelin më të lartë”.

XS
SM
MD
LG