Ndërlidhjet

SHBA-ja shton dy pjesëtarë të Hezbollahut në listën e terroristëve 


Shefi i grupit militant, Hezbollah, Hassan Nasrallah
Shefi i grupit militant, Hezbollah, Hassan Nasrallah

Administrat e presidentit amerikan, Barack Obama, ka njoftuar se ka shtuar dy zyrtarë të lartë të grupit militant, Hezbollah në listën e personave të sanksionuar për shkak të aktiviteteve terroriste.

Departamenti i Shtetit ka thënë sot se Ali Damush dhe Mustafa Mughniyeh janë shpallur terroristë global.

Mughniyeh është komandant i grupit militant të Libanit, Hezbollah me të cilën ka edhe lidhje të fuqishme familjare. Ai është nipi i një komandanti të mëparshëm të grupit, Mustafa Bedreddine, i cili është vrarë në një shpërthim që ka ndodhur vitin e kaluar në kryeqytetin sirian, Damask.

Babai i tij është, komandanti ushtarak, Imad Mughniyeh, i cili është vrarë në një sulm me veturë bombë në vitin 2008 në Damask, sulm ky që Hezbollahu thotë se është kryer nga Izraeli.

Damush është këshilltar i liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

XS
SM
MD
LG