Ndërlidhjet

La La Land, 11 nominime nga BAFTA 


Skenë nga filmi "La la Land"
Skenë nga filmi "La la Land"

Filmi La La Land ka nisur tejet suksesshëm sezonin e çmimeve për filmat më të mirë, pasi sot është nominuar 11 herë nga Akademia Britanike e Filmit, apo Oskari britanik.

Filmi romantik në rolet kryesore të të cilit aktrojnë Ryan Gosling dhe Emma Stone, ndër të tjera është në garë për filmin, regjisorin, aktorin dhe aktoren më të mirë.

Filmi para dy ditësh ka fituar shtatë çmime “Golden Globes” që jepen nga shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood.

Filmat “Arrival” dhe trilleri psikologjik, “Nocturnal Animals” kanë nga nëntë nominime të çmimeve britanike të njohura si BAFTA.

Fituesit e çmimeve BAFTA bëhen të ditur në sallën mbretërore Albert në Londër më 12 shkurt, dy javë para Oskarit, apo çmimeve të Akademisë amerikane të Filmit.

XS
SM
MD
LG