Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi në motel pesë të vrarë, plagoset një ambasador


Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se së paku pesë vetë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, përfshirë guvernatorin provincial dhe ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), nga eksplodimi në një motel në provincën jugore Kandahar.

Një zëdhënës i qeverisjes lokale në këtë provincë tha se shpërthimi që ndodhi sot në orët e mbrëmjes, e ka goditur kompleksin ku guvernatori, Hamayoon Azizi, ishte në darkë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kabul, të shoqëruar nga disa zyrtarë afganë dhe diplomatë nga Emiratet.

Zëdhënësi i qeverisjes provinciale, Samin Khpalwak, tha se guvernatori dhe ambasadori i Emirateve, i identifikuar si Juma Mohammed Abdullah al-Kaabi, janë plagosur.

XS
SM
MD
LG