Ndërlidhjet

EBA: Në eksplodimin në Kandahar janë vrarë pesë diplomatë


Pamje nga një pjesë e qytetit Kandahar në Afganistan

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) thotë se pesë diplomatë të saj janë vrarë në sulmin e djeshëm me bombë në qytetin Kandahar në Afganistan.

Mëtutje, qeveria e këtij vendi tha sot se të pesë diplomatët kryenin punë humanitare, arsimore dhe zhvillimore në Afganistan.

Nga ky eksplodim në një motel, janë plagosur edhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Afganistan, dhe guvernatori i Kandaharit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët talibanë kanë kumtuar se nuk janë të involvuar në këtë eksplodim.

Autoritetet besojnë se eksplodimi mund të jetë pasojë e rivaliteteve lokale.

XS
SM
MD
LG