Ndërlidhjet

Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi


Ramiz Kelmendi
Ramiz Kelmendi

Shkrimtari i njohur nga Kosova Ramiz Kelmendi ka vdekur, të mërkurën në mbrëmje, në moshën 86 vjeçare në Prishtinë.

Lajmin e ka bëtë të ditur nipi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi përmes rrjetit të tij social facebook.

Ramiz Kelmendi ishte shkrimtar por edhe publicist dhe gazetar i njohur i Kosovës. Kelmendi i takoi një plejade të shkrimtarëve të parë të pasluftës së dytë botërore në Kosovë dhe njëkohësisht ishte një prej emrave më të shquar të letërsisë në vend.

Njihet për një numër veprash letrare, lojëra skenike dhe shkrime kritike por edhe për udhëpërshkrime të jashtëzakonshme.

Ndër veprat e njohura të tij janë “Vija e vrragë”, “Kapuç me mëngë”, “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Heshtja e armëve”, “Letra prej Ulqini” e të tjera.

XS
SM
MD
LG