Ndërlidhjet

Një komision i Senatit amerikan e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë e ka miratuar rezolutën që e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, më 11 janar, duke e dërguar në Senat për votim.

Komisioni, vitin e kaluar e ka përkrahur kërkesën e shtetit ballkanit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, por rezoluta nuk është hedhur në votim ende në Senat, aty ku duhet të marrë miratimin e dy të tretave të senatorëve për miratim të një anëtari të ri të NATO-s.

Udhëheqësi i Komisionit, Bob Corker ka thënë se shpreson për “veprim të shpejtë” në Senat gjatë këtij viti.

Senatori John McCain e ka siguruar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq përmes telefonit, se Senati amerikan do e ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit së shpejti, sipas njoftimit të zyrës për informim të qeverisë së Malit të Zi.

Më 10 janar, Italia dhe Norvegjia u bënë shtetet e fundit nga 28 vendet anëtare të NATO-s që e kanë përkrahur marrëveshjen në fjalë.

Anëtarësimi i Malit të Zi përfaqëson zgjerimin e parë të aleancës veri-atlantike prejse Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtare në vitin 2009.

Ndonëse ky vend është aleat afatgjatë i Rusisë, marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar së fundi, duke i dhënë mundësi qeverisë që të kërkojë integrim më të afërt me perëndimin.

Mali i Zi i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG