Ndërlidhjet

Thaçi e takon Biden, thotë përkushtimi amerikan s'ndryshon me administratën e re 


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë vizitës së fundit në Kosovë, në takim me presidentin Thaçi, 17 gusht 2016
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë vizitës së fundit në Kosovë, në takim me presidentin Thaçi, 17 gusht 2016

Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët “i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”.

Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.

XS
SM
MD
LG