Ndërlidhjet

Belgjikë: Akuzohen dy persona për sulmet e vitit 2016 në Paris 


Pamje gjatë një prej sulmeve të nëntorit 2015 në Paris

Prokurorët në Belgjikë kanë akuzuar dy persona në lidhje me sulmet terroriste të nëntorit të vitit 2015 në Paris që morën jetën e 130 personave.

Zyrtarët kanë thënë përmes një komunikate të 12 janarit se një nga të dyshuarit i identifikuar si Farid K. akuzohet me “pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist” si dhe me akuzën që kanë të bëjë me falsifikim të dokumenteve. Ai po mbahet në paraburgim.

Një tjetër person i identifikuar si Meryem E.B. është akuzuar me përdorimin dhe prodhimin e dokumentacionit falso, ndërsa ky person është liruar nën kushte “të rrepta”.

Sipas komunikatës, të dy të akuzuarit akuzohen se kanë ofruar dokumentacion të rremë për Khalid El Bakraoi, i cili më pas i ka përdorur ato “në përgatitje të sulmeve të Parisit”.

Bakraoui e ka hedhur vetën në erë në një stacion metroje të Brukselit në mars të vitit 2016 si pjesë të një sulmi ku u vranë 32 persona dhe u lënduar mbi 300 të tjerë.

Rreth 20 persona janë arrestuar në Belgjikë në lidhje me sulmet në Paris dhe Bruksel, të cilat autoritetet besojnë se janë kryer nga i njejti grup i personave.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

XS
SM
MD
LG