Ndërlidhjet

Partia Nisma e shqetësuar për lirimin me kusht të Haradinajt


Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj
Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj

Partia Nisma për Kosovën, që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.

“Nisma për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletë-arrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të Haradinaj”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie politike.

Në fund, partia Nisma kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt.

XS
SM
MD
LG