Ndërlidhjet

Turqia miraton edhe tre ndryshime kushtetuese


Parlamenti i Turqisë
Parlamenti i Turqisë

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar tri dispozita të rëndësishme, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë propozuar nga presidenti Recep Tayyip Erdodan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Tre nenet e miratuara të enjten vonë, i japin parlamentit rol mbikëqyrës, i lejojnë presidentit të jetë anëtar i një partie politike dhe rrisin kompetencat ekzekutive të tij.

Partitë e opozitës dhe ato pro-kurde kanë thënë se ndryshimet do të çojnë në autoritarizëm.

Me ndryshimet e propozuara, presidenti do të mund të lëshojë urdhra ekzekutivë dhe të shërbejë dy mandate pesëvjeçare.

Në total, ndryshimet përfshijnë 18 dispozita të reja dhe katër dispozita të tjera janë miratuar më 10 dhe 11 janar.

XS
SM
MD
LG