Ndërlidhjet

SHBA: Është vrarë një lider i lartë i Al-Kaidës në Jemen


Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se lideri i lartë i Al-Kaidës në Gadishullin Arab, Abd al-Ghani al-Rasas, është vrarë nga një sulm ajror amerikan më 8 janar në Jemen.

Ky lider është vrarë nga sulmi ajror në territorin e largët Bajda në Jemen, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

“Ky sulm e largoi një lider të lartë të Al-Kaidës në Gadishullin Arab dhe do t’i shkatërroj operacionet terroriste të saj në Jemen dhe në rajon”, tha zëdhënësi Cook.

XS
SM
MD
LG