Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare luftojnë kundër IS-it për Universitetin në Mosul


Pamje gjatë përleshjes së forcave irakiane me militantët e IS-it afër kompleksit universitar në Mosul
Pamje gjatë përleshjes së forcave irakiane me militantët e IS-it afër kompleksit universitar në Mosul

Komandantët ushtarakë irakianë thonë se forcat e tyre sot e kanë siguruar kontrollin e më pak se një të katërtës së kompleksit universitar në qytetin Mosul, derisa këto forca po ballafaqohen me rezistencë të fuqishme të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në betejën e tyre për rimarrjen e kontrollit në Mosul.

Operaciont aktuale të trupave irakiane janë pjesë e fazës finale të lansuar para tre muajsh për marrjen e qytetit Mosul.

Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se militantët i kanë përdorë laboratoret kimike për prodhimin e armatimit kimik.

Banorët që janë larguar nga Mosuli thonë se pjesa më e madhe e kompleksit universitar është shkatërruar nga sulmet ajrore dhe zjarri artilerik.

Ky universitet është themeluar në vitet e 60-ta dhe dikur ishte institucioni më i njohur arsimor në Irak.

Pothuajse e gjithë pjesa lindore e Mosulit është rimarrë nga forcat irakiane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, por territoret në perëndim të lumit Tigër, ende janë nën okupim të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG