Ndërlidhjet

Poloni: Mirëpritet arritja e trupave amerikane në kuadër të NATO-s


Ushtarët e Shteteve të Bashkuara duke arritur në qytetin Zagan në Poloni

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre.

Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale.

Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha sot zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”.

Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

“Këto aksione i kërcënojnë interest dhe sigurinë tonë”, tha pardje presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shtuar se “veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë ushtarake afër kufijve tonë”.

XS
SM
MD
LG