Ndërlidhjet

Forcat irakiane thonë se e morën kontrollin në Universitetin e Mosulit


Pamje e pajisjeve ushtarake të forcave irakiane afër kompleksit universitar në Mosul

Komandantët e ushtrisë irakiane thonë se forcat e tyre e kanë marrë kontrollin e plotë të Universitetit të Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), që paraqet avancimin e fundit madhor për rimarrjen e pjesës lindore të këtij qyteti.

“Këtë ndërtesë të madhe shkencore dhe kulturore e kanë çliruar heronjtë”, tha sot shefi i shërbimit kundër terrorit të Irakut, Talib Shaghati.

Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se militantët i kanë përdorë laboratoret kimike për prodhimin e armatimit kimik.

Prej tetorit të vitit të kaluar, forcat ushtarake të Irakut po bëjnë përpjekje për rimarrjen e Mosulit, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.

Gjenerali i lartë ushtarak irakian, Maan Saadi, tha se forcat qeveritare ndoshta mund ta rimarrin kontrollin në gjysmën lindore të Mosulit “gjatë 10 ditëve të ardhshme”.

XS
SM
MD
LG