Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit turk


Pamje nga vendi i aksidentit...
Pamje nga vendi i aksidentit...

Së paku 37 njerëz raportohen të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani turk të mallrave, pranë aeroportit të Bishkekut në Kirgizi.

Shumë prej të vdekurve janë banorë të fshatit, ku është rrëzuar aeroplani.

Zyrtarët kirgizë thanë se Beoingu 747 është rrëzuar disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar Manas.

Zëdhënësja e qeverisë, Tolgonai Stamaliyeva, tha se aeroplani, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Hong Kongu në Stamboll, është dashur të aterojë në aeroportin Manas për t’u furnizuar.

Sipas saj, avioni është rrëzuar në një zonë të populluar dhe ka dëmtuar rreth 20 shtëpi.

Disa njerëz raportohen po ashtu të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarret që ka shkaktuar aksidenti.

XS
SM
MD
LG